
Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur mbledhjen e parë të Këshillit të Përgjithshëm të “Gratë për Vetëvendosjen”, ku edhe ka zgjedhur strukturat e saj, raporton Gazeta10.
Në këtë mbledhje, kryeministri i Kosovës njëkohësisht edhe kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, ka thënë se gratë dhe aktivistet e Vetëvendosjes kanë pasur angazhim të dyfishtë.
“Gratë anëtare dhe aktiviste të Vetëvendosjes gjithnjë e kanë pasur angazhimin e dyfishtë, sa me politika të përgjithshme po aq edhe me ato gjinore sepse që në krye të herës është kuptuar që shoqëria patriarkale e ndrydh së pari gruan. Edhe tani me organizimin e GVV-së do ta keni angazhimin e dyfishtë sa në GVV, po aq edhe në Lëvizjen Vetëvendosje dhe për këtë më vjen keq, por jam i bindur se gratë do t’ia dalin me kauzat e tyre sepse edhe ne do t’i ndihmojmë pa kursim”, tha Kurti.
Ndërsa kryetarja e GVV-së, Albulena Haxhiu, ka thënë se do të jenë të pakompromist për barazinë gjinore.
“Si GVV, do të jemi të pakompromis kur vjen fjala tek barazia gjinore. Me strukturat dhe me anëtarësinë e GVV-së do të punojmë që të avancohemi si gra, të gjitha së bashku. Anëtarësimi i grave dhe vajzave në GVV e në Lëvizje është kryeproriteti jonë, andaj duhet të angazhohemi aktivisht që të rrisim anëtarësinë me gra”, tha kryetarja Haxhiu.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të organizatës Gratë për Vetëvendosjen u zgjodhën edhe strukturat në nivelin qëndror ku Kryesuese e Këshillit të GVV-së u zgjodh, Fatmire Mulhaxha Kollçaku zëvendëskryesuese, Violeta Emini Salihu, nënkryetare, Tinka Kurti dhe sekretare organizative, Agnesa Kastrati.
Anëtare të kryesisë u zgjodhën: Saranda Bogujevci, Fitore Pacolli, Nazlie Balaj, Arjeta Fejza, Arijeta Rexhepi, Shaipe Metaj-Isufi, Fatmire Cecelia, Nita Shehu dhe Rinë Zhitia. / Gazeta10