Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Protesta e 17 shkurtit, Hamza: Është koha që të gjithë luftëtarët e lirisë të kthehen në shtëpi

Gazeta10
22 January 2026 - 18:14

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka shkuar për protestën e 17 shkurtit, në mbështetje të çlirimtarëve të Hagë, duke thënë se ata duhet të kthehen në shtëpi.

Hamza përmes një postimi në Facebooj tha se drejtësia për ata që dhanë gjithçka për Kosovën, që e shpallën pavarësinë dhe e ndërtuan shtetin, siç u shpreh, është drejtësi për të gjithë ne.

“Drejtësi, jo politikë! Drejtësia për ata që dhanë gjithçka për Kosovën, që e shpallën pavarësinë dhe e ndërtuan shtetin, është drejtësi për të gjithë ne”.

“Më 17 shkurt, në orën 14:00, bashkohemi me qytetarët e Kosovës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Është koha që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe të gjithë luftëtarët e lirisë të kthehen në shtëpi”, ka shkruar Hamza.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.