Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shala e quan lajm të mirë për Kosovën pjesëmarrjen e Osmanit në Davos

Gazeta10
22 January 2026 - 18:52

Analisti politik Mentor Shala ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm zhvillimin e fundit lidhur me pjesëmarrjen e Kosovës në Forumin Ekonomik Botëror në Davos dhe themelimin e Bordit të Paqes.

Në emisionin “Gazeta” në Kanal10, Shala deklaroi se Kosova ndodhet në një periudhë delikate politike dhe diplomatike, duke theksuar se vendi nuk ka rrugë tjetër përveç bashkimit me iniciativa ndërkombëtare, për shkak të mungesës së një politike koherente të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Sipas tij, pjesëmarrja e Presidentes Vjosa Osmani në këtë forum mund të shfrytëzohet si një mundësi e rëndësishme për avancimin e interesave shtetërore, por kërkon koordinim dhe bashkëpunim të të gjitha partive politike në vend.

Ndërkohë, Presidentja Osmani të enjten mori pjesë në punimet e Forumit Ekonomik Botëror në Davos, ku u nënshkrua edhe themelimi i Bordit të Paqes, një iniciativë e nisur nga ish-presidenti amerikan Donald Trump.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.