
Shkolla e futbollit “ FC Winner” nga Prizreni, po realizon një tur nëpër turne të ndryshme futbolli që po organizohen në Turqi për grupmosha të reja.
Në turneun mjaft të fortë “ Istanbul cup” me skuadra me renome në Evropë, njomakët prizrenas mposhten skuadra të mëdha evropiane nga Turqia, Gjermania e Belgjika, ndërsa ata u ndalen vetëm në finalen e madhe nga skuadra e madhe turke, Fenerbahçe.
“FC Winner zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer në Istanbul Cup, një turne me shumë emocione, duke u renditur në vendin e dytë mes ekipeve të forta ndërkombëtare.
Rezultatet: • Başakşehir 0–1 FC Winner • Mechelen 1–3 FC Winner • Galatasaray 0–1 FC Winner • SG Wattenscheid 0–1 FC Winner Pas këtij rrugëtimi të madh, u kualifikuam në finalen e madhe, ku u përballëm me ekipin vendas Fenerbahçe.
Në finale, Fenerbahçe ishte ekipi më i mirë, por djemtë tanë luftuan me zemër dhe dinjitet deri në fund. Jemi krenarë për fëmijët tanë, që treguan kulturë sportive, lojëra të bukura dhe e përfaqësuan qytetin tonë me krenari.
Faleminderit edhe prindërve për mbështetjen e vazhdueshme dhe besimin. Ne vazhdojmë përpara me punë dhe përkushtim, sepse ditë edhe më të mira po vijnë për FC Winner.”, thonë drejtues dhe anëtarë të kësaj shkolle të futbollit.