
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka vizituar komunat veriore ku ka parë nga afër punimet infrastrukturore në atë pjesë, raporton Gazeta10.
Aliu ka thënë se ka parë nga afër përfundimin e punimeve të rrugës në Jasenovik, rehabilitimin e rrugëve në Cerrajë, Kushtovë si dhe Bistricë e Vllahisë.
Po ashtu, ai ka thënë se e kanë vizituar edhe zgjerimin e rrugës në Bërnjak dhe përfundimin e punëve për shtrirjen e rrjetit optik nëntokësorë në Qabër, Zubin Potok e Bërnjak.
Aliu ka thënë se ministria që ai drejton mbetet e përkushtuar për të punuar për një jetesë më të mirë.
Këtu keni statusin e plotë:
“Sot gjatë ditës ishim në vizitë nëkomunat veriore të Republikës së Kosovës.
Nga kjo vizitë, pamë nga afër përfundimin e punimevetë rrugës në Jasenovik, rehabilitimin e rrugëve në Cerrajë, Kushtovë si dhe Bistricë e Vllahisë.
Vizituam zgjerimin e rrugës në Bërnjak dhe përfundimin e punëvepër shtrirjen e rrjetit optik nëntokësorë në Qabër, Zubin Potok e Bërnjak.
Mbesim të përkushtuar në angazhimin tonë të përditshëm për një jetesë më të mirë për të gjithë qytetarët pa dallim, në përputhje me ligjet në fuqi, si dhe për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik të vendit”, ka shkruar Aliu në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10