Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

WPS, roli i parlamentit, presidenca prezanton panelistët që ishin pjesë (VIDEO)

Gazeta10
22 October 2022 - 23:03

Presidenca e Kosovës ka prezantuar panelistët që kanë marrë pjesë sot në kuadër të temës roli i parlamentit si një mundësi për zbatim të përshpejtuar dhe të avancuar të agjendës së grave, paqes dhe sigurisë, raporton Gazeta10.

Kjo temë është trajtuar në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që ka filluar sot nën organizimin e presidentes Osmani.

Pejsë e këtij paneli që ka trajtuar këtë temë ndër disa personalitete ndërkombëtare ka qenë edhe kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“Roli i parlamentit – një mundësi për zbatimin e përshpejtuar dhe të avancuar të agjendës së grave, paqes dhe sigurisë #WPSRKS2022

Panelistë:

Description: 🇽🇰Sh.T. Glauk Konjufca – Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës

Description: 🇪🇺Viola von Cramon – Anëtare e Parlamentit Evropian (PE)/Raportuese e Përhershme në PE për Kosovën

Description: 🇦🇱Grida Duma – Deputete në Kuvendin e Shqipërisë

Description: 🇽🇰Mimoza Kusari Lila – Deputete në Kuvendin e Kosovës

Description: 🇧🇬Ilhan Kyuchyuk – Bashkëkryetar i Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën (ALDE) dhe deputet i Parlamentit Evropian (PE)

Description: 🇸🇪Magnus Jacobsson – Anëtar i Parlamentit

Description: 🇲🇪Dr. Draginja Vuksanović Stanković – Anëtare e Parlamentit të Malit të Zi

Description: 🇺🇦Yevheniia Kravchuk – Anëtare e Parlamentit të Ukrainës

Moderatore: Valbona Zeneli – Kryetare e Departamentit të Iniciativave Strategjike George C. Marshall Qendra Evropiane për Studime të Sigurisë”, thuhet në llogarinë e Presidencës së Kosovës. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.