Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama: Gjykata Speciale hoqi akuzën e rëndë për trafikim organesh

Gazeta10
14 September 2026 - 21:08

Gazetari Fidan Rama, direkt nga Haga për emisionin “Politiko”, ka folur për rrethanat që çuan në themelimin e Gjykatës Speciale.

Rama tha se, duke marrë parasysh rrethanat e viteve 2010-2015, Kosova dhe politika e atëhershme nuk kanë mundur t’i shmangen këtij procesi.

“Besoj që si proces nuk ka mundur t’i ikte shtetit të Kosovës dhe politikëbërjes. Në atë kohë, besoj që Kuvendi ka vepruar drejt dhe, po të ktheheshim mbrapa, besoj se prapë do të vepronim njëjtë”, tha Rama.

Sipas tij, themelimi i Gjykatës Speciale ka pasur dy elemente të rëndësishme, ndërsa si një prej tyre e përmendi largimin e akuzës për trafikim organesh të ngritur në raportin e Dick Martyt.

“E ka hequr hijen e zezë njëherë e përgjithmonë për raportin e Dick Martyt, që është trafikimi i organeve. Si barrë e akuzës shumë e rëndë është hequr”, tha Rama.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.