Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kryeziu: Verdikti i Hages besoj që do jetë lirues megjithatë si proces, nuk mund ta ndryshojë historinë e Kosovës

Gazeta10
14 September 2026 - 21:00

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ismet Kryeziu, në intervistë për emisionin “Politiko”, direkt nga Haga, ka folur për procesin gjyqësor dhe pritjet për shpalljen e vendimit.

Kryeziu u shpreh se vetë prania në Hagë dhe atmosfera brenda institucioneve të drejtësisë japin një emocion të veçantë për atë që po ndodh, duke theksuar se procesi nuk lidhet vetëm me të akuzuarit, por edhe me historinë e popullit shqiptar.

“Vetë prezenca aty brenda ta jep një emocion të veçantë se çka po ndodh, jo vetëm me të akuzuarit e procesin që po ndodh, por me gjithë historinë e popullit shqiptar. Besoj që është një proces që, pavarësisht epilogut që do ta marrë të mërkurën, besoj që do ta marrë një epilog lirues. Megjithatë, është një proces që nuk mund ta ndryshojë historinë e Kosovës”, tha Kryeziu.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.