Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kryeziu: Komunikata e Ambasadës Amerikane ishte më shumë për stafin dhe qytetarët amerikanë, çështje protokoli

Gazeta10
14 September 2026 - 21:37

Drejtori i IKD-së, Ismet Kryeziu, ka komentuar komunikaten e Ambasadës amerikane në Prishtinë, e cila ngjalli reagime të shumta në opinion në prag te 16 shtatorit.

Kryeziu tha se, sipas tij, deklarata nuk u drejtohej drejtpërdrejt qytetarëve të Kosovës, por stafit dhe qytetarëve amerikanë.

“Mendoj që deklarata s’ka qenë për qytetarët e Kosovës, por për punonjësit dhe qytetarët amerikanë. Kjo është një lloj protokolli që besoj se ambasada e përdor në situata të caktuara. Sa e kam parë, nuk është shumë te masa e sigurisë, sa është te doza e tollovisë në rrugë, që potencialisht mund të jetë një rast ku mund të ketë qarkullim të vështirësuar”, tha Kryeziu ne Politiko.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.