Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dyshohet për sulm seksual në shkollë në Gjilan, profesori ndalohet për 48 orë

Gazeta10
28 January 2026 - 8:43

Një rast tejet i rëndë që trondit opinionin publik është raportuar në Gjilan, ku një nxënëse e mitur ka denoncuar se është ngacmuar seksualisht nga profesori i saj gjatë orarit mësimor.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 27 janar 2026, rreth orës 12:30, në ambientet e Shkollës së Mesme të Lartë Teknike “Mehmet Isai” në Gjilan.

Sipas Sinjalit, më 27.01.2026 rreth orës 19:00, në Stacionin Policor në Gjilan është paraqitur viktima e mitur E.A., rreth 15-vjeçare, e shoqëruar nga nëna e saj, ku ka deklaruar se gjatë procesit mësimor është ngacmuar seksualisht nga profesori i saj.

Viktima është intervistuar në prezencë të mbrojtësit të viktimave dhe prindit, ndërsa më pas është marrë deklarata edhe nga një nxënëse tjetër e së njëjtës klasë, e cila ka deklaruar se kishte parë dhe dëgjuar sjellje të papërshtatshme të profesorit ndaj viktimës.

Pas grumbullimit të deklaratave, është intervistuar edhe i dyshuari, në prezencë të avokatit mbrojtës. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Hetimet lidhur me këtë rast do t’i marrë në trajtim Njësia e Hetimeve Rajonale – Gjilan, ndërsa rasti është cilësuar si “Sulm seksual”.

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet janë në fazë të ndjeshme dhe do të vazhdojnë me prioritet të lartë, duke garantuar mbrojtje të plotë për viktimën e mitur.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.