Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çmimet rriten, kreditë shënojnë rekord: Miliarda euro për konsum, jo për zhvillim

Gazeta10
28 January 2026 - 9:12

Gjendja ekonomike familjare si pasojë e rritjes se çmimeve por edhe gjendja e ekonomisë në përgjithësi, ka bërë që të rritet interesimi i qytetareve për kredi të reja.

Bazuar në statistikat e Bankës Qendrore të Kosovës, është shënuar rritje e marrjes së kredive për 3.8 përqind.

Vetëm për kredi të reja janë dhënë 2.684 miliardë euro.

Kështu është bërë e ditur edhe nga Instituti GAP.

Njohësit e ekonomisë e shohin shqetësuese rritjen e interesimit për kredi të reja, pasi ato nuk po merren për investime, por në masë të madhe po përdoren për mbulimin e shpenzimeve të përditshme

Edhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë thotë se një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve po vazhdojnë të marrin kredi konsumuese

Bazuar në raportin e BQK-së, është vërejtur një rritje e normës efektive të interesit për këto kredi të reja nga 6.1 për qind në vitin 2024, në 6.4 për qind në vitin 2025.

Gjatë periudhës 2015–2025, sektori bankar në Kosovë ka shënuar një zgjerim të vazhdueshëm, me vlerën e kredive të reja që është rritur nga 1.1 miliard euro në vitin 2015 në afër 2.7 miliard euro në vitin 2025. Në të njëjtën kohë, normat mesatare të interesit kanë pësuar rënie të ndjeshme, nga 8.3 për qind në vitin 2015 në rreth 6.4 për qind në vitin e fundit. Ndërkohë, pas vitit 2020, normat e interesit kanë shfaqur një stabilitet relativ, duke lëvizur nga rreth 6 për qind në vitin 2020 në 6.38 për qind në vitin 2025.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.