Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vdekje e dyshimtë në dalje të Prishtinës, Policia në terren me forca të shtuara

Gazeta10
28 January 2026 - 16:28

Një ngjarje e rëndë duket se ka  ndodhur sot në dalje të Prishtinës, ku sipas informacioneve fillestare ekziston dyshimi për një rast vrasjeje apo vetëvrasjeje, shkruan Gazeta 10

Burime të Kanal 10 kanë siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku vërehet një numër jashtëzakonisht i madh i patrollave të Policisë së Kosovës, të cilat kanë rrethuar zonën dhe po zhvillojnë hetime intensive.  Ende nuk janë bërë të ditura detaje zyrtare lidhur me rrethanat e rastit apo identitetin e personit/personave të përfshirë. Policia ka izoluar zonën për të siguruar provat dhe për të sqaruar plotësisht ngjarjen.

Kanal 10 do të vazhdojë të informojë publikun me të rejat më të fundit, sapo të ketë konfirmime zyrtare nga organet e rendit./Gazeta 10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.