Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Arifi reagon pasi bashkëvendësi i tij Liburn Aliu mbeti jashtë kryesisë së VV-së, “E kam paralajmëruar”

Gazeta10
23 October 2022 - 22:55

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi me një postim në Facebook ka komentuar listën zyrtare të kryesisë së Lëvizjen Vetëvendosje, ku emri i Liburn Aliu nuk figuronte, raporton Gazeta10.

“Ai që pretendonte të udhëheq me Luginën e Preshevës, duke keqpërdorur Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe partinë e tij. Pra, njëfarë “Perandori” (pas perdeve) i Luginës së Preshevës, sot, paska humbur pozitën kyçe në partinë e tij. Ashtu si dhe e kam paralajmëruar. Kjo është për të përshëndetur”, ka shkruar ai.

Tutje ai e ka cilësuar Aliune dhe si karakter ”makievalist“.

”Në fakt, gjithë ata që kanë karakter makiavelist dhe që shtrijnë tentakulat e tyre edhe në Luginën e Preshevës, për të përçarë shqiptarët për interesat e tyre, ashtu siç kam paralajmëruar, janë të predestinuar të dështojnë! Si çdoherë. Edhe këtë here”, ka shkruar ai./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.