
Këngëtarja shqiptare, Nora Istrefi dhe muzikanti Robert Berisha, i dhanë fund marrëdhënies së tyre në vitin 2019, raporton Gazeta10.
Ata kanë qenë bashkë për 14 vite dhe nga ajo martesë kanë një vajzë të quajtur, Renee.
Artistja e njohur ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Më lër të flas” dhe ka folur për herë të parë rreth kësaj teme.
E njëjta ka treguar se si erdhi deri te divorci me Berishën si dhe për arsyet e ndarjes së tyre.
“E kemi marrë vendimin të dytë, me Robertin jam fejuar në moshën 23 vjeçare. Kemi qenë për 14 vite bashkë. Kohën më të mirë të jetës e kam kaluar me Robertin. Më ka pëlqyer gjithçka, sensi humorit, pamja, gjithçka. Por nuk shkoi ashtu siç e kisha parashikuar, lidhja ka pasur shumë kriza. Disa gjëra kam dëshirë që t’i mbaj për vete. Përse vendosëm deri te divorci ishte që të kemi qetësi shpirtërore dhe që Renee të ketë një ambient të përshtatshëm”, u shpreh Nora./Gazeta10.