Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Burim Zekiqi shpallet “MVP” i javës në elitën e basketbollit kosovar

Gazeta10
24 October 2022 - 16:08

Basketbollisti i Vëllaznimit, Burim Zekiqi, është shpallur “MVP” i javës së shtatë në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll, raporton Gazeta10.

Zekiqi kishte zhvilluar një ndeshje të hatashme ndaj ish-klubit të tij Trepçës dhe ishte një nga më meritorët që skuadra gjakovare mori fitoren e tretë sezonale.

Zekiqi në ndeshjen ndaj ‘Xehtarëve’ arriti të realizoj 19 pikë dhe pesë kërcime.

Federata e Basketbollit të Kosovës poashtu ka publikuar edhe formacionin e xhiros së shtatë në elitën e basketbollit kosovar.

Top 5-shja e javës përbëhet nga Burim Zekiqi i Vëllaznimit, Henrik Sirko i Yllit, Dustin Thomas i Prishtinës dhe Rodney Purvis i Pejës.

Në xhiron e shtatë të Superligës së Kosovës në basketboll, Vëllaznimi fitoi trillerin ndaj Trepçës, Prishtina e mposhti në shtëpi Ponte Prizrenin, Peja mposhti në “Karagaç” Rahovecin dhe Ylli arriti fitoren e tretë rresht ndaj Bashkimit. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.