Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama direkt nga Haga: Detaje nga procesi që po shkon drejt finalizimit

Gazeta10
16 Shkurt 2026 - 19:15

Për emisionin Gazeta, njëri nga drejtuesit e Kanal10 dhe gazetari Fidan Rama raportoi drejtpërdrejt nga Haga për zhvillimet e fundit në Dhomat e Specializuara të Kosovës, teksa procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po shkon drejt fazës përfundimtare.

Sipas Ramës, në fillim të seancës së sotme u paraqit fjala përmbyllëse e mbrojtjes së të akuzuarit Jakup Krasniqi, e cila hodhi poshtë pothuajse të gjitha provat e prezantuara nga Prokuroria, duke kërkuar që ato të mos merren për bazë nga trupi gjykues dhe që Krasniqi të shpallet i lirë.

Nëse flasim për ditën e sotme, atë të parafundit, në fillim të seancës ka pasur fjalë përmbyllëse nga mbrojtja e Jakup Krasniqit, e cila ka hedhur poshtë pothuajse të gjitha provat e prezantuara nga Prokuroria, duke kërkuar që trupi gjykues të mos i marrë për bazë ato dhe që i akuzuari të shpallet i lirë”, ka deklaruar Rama.

Ai theksoi se pjesa më e madhe e seancës u karakterizua nga debatet ndërmjet trupit gjykues, Prokurorisë dhe palës mbrojtëse, përmes pyetjeve të fundit dhe përgjigjeve përkatëse.

Një zhvillim interesant, siç raportoi Rama, ishte shtyrja e seancës për rreth 40 minuta për shkak të një problemi teknik – një situatë e pazakontë që nga fillimi i këtij procesi gjyqësor. Seanca është mbyllur gjatë ditës së sotme, ndërsa tashmë priten hapat e radhës në një proces që po i afrohet finalizimit.

Më shumë detaje:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.