Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vëllau i dëshmorit: Më kujtohet si sot kur mora lajmin për rënien e vëllait, ka qenë moment i rëndë

Gazeta10
17 February 2026 - 8:44

Këngëtari Blerim Berisha i emocionuar ka rrëfyer historinë kur mori lajmin se vëllau i tij Besimi, ra dëshmor.

Ai në emisionin “Dita e re” tregoi se i ka kushtuar këngë vëllaut të tij, raporton Gazeta10.

“Më kujtohet si sot momenti kur ka rënë vëllau, ishte vështirë me 19 prill të 1999 ai ra dëshmor në pjesën e Gollakut, lajmin e morëm nga shokët e tij ushtarë, është shumë e rëndësishme në këtë ditë kur e kujtojmë se të gjithë dëshmorët kanë dhënë jetën që kjo ditë të kurorëzohej me liri e pavarësi”, tha ai në Kanal10.

Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.