
Pesë zyrtarë të Drejtorisë për Kadastër dhe Gjeodezi në Komunën e Fushë Kosovës janë arrestuar sot gjatë ditës nga Krimet Ekonimike, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga organet e drejtësisë.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza.
Prebreza ka thënë se komuna është e gatshme të bashkëpunojë me organet e drejtësisë dhe se përgjegjësia në rastet e tilla është individuale.
“Si kryetar i komunës, bashkëpunimin me organet e drejtësisë e kemi në nivel. Përgjegjësia është individuale, dyert i kam të hapura gjithmonë për organet e drejtësisë”, ka deklaruar Prebreza.