
Pas një hetimi intensiv, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë bërë të mundur identifikimin e shtetasit A. S., 52 vjeç, banues në fshatin Mallkeq, si autorin e dyshuar të zjarrvënies në vendin e quajtur “Qafa e Petës”.
Në përfundim të veprimeve hetimore, 52-vjeçari është arrestuar për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Sipas Policisë, si pasojë e përhapjes së zjarrit të ndezur nga i dyshuari, u dogj një sipërfaqe toke me bimësi të egër, si dhe pemë ulliri.