Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rreth 40% e lindjeve në Kosovë me operacion, ja çfarë tregojnë statistikat

Gazeta10
08 September 2026 - 14:02

Gjatë vitit 2025, në spitalet publike të Kosovës janë regjistruar gjithsej 16,923 lindje, nga të cilat 6,789 janë kryer me prerje cezariane.

Kjo do të thotë se rreth 40.1% e lindjeve kanë përfunduar me operacion, ndërsa rreth 59.9% kanë qenë lindje normale.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), numri më i madh i lindjeve është regjistruar në QKUK, me 7,458  fëmijë të lindur dhe 3,074 lindje me operim. Pas saj renditet Spitali i Prizrenit, me 2,398 lindje dhe 975 me prerje cezariane. Në total, gjatë vitit 2025, në spitalet publike të Kosovës kanë ardhur në jetë 17,015 fëmijë.

Shifra që bie më së shumti në sy është ajo e lindjeve me prerje cezariane, ku pothuajse 4 në çdo 10 lindje janë kryer me operacion.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.