Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Sergio Ramos shumë afër rinovimit të kontratës me PSG-në

Gazeta10
24 October 2022 - 19:31

Mbrojtësi spanjoll, Sergio Ramos, pritet të vazhdojë kontratë më Paris Saint-Germainin, shkruan Gazeta10.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat franceze, Ramos është në negociata të vazhdueshme me kampionin në fuqi të Francës për të vazhduar baskëpunimin.

Kontrata aktuale e 36-vjeçarit me PSG-në skadon në përfundim të këtij sezoni.

Trajneri i parisienëve, Christoph Galtier, është i kënaqur me angazhimin e futbollistit dhe drejtori sportiv i klubit, Luis Campos, është në negociata të vazhdueshme me menaxherët e futbollistëve për kontratën e re.

Ramos erdhi vitin e kaluar te Parisi, pas një aventure 16-vjeçare të kaluar te Real Madridi.

Sezoni i parë i Ramos me parisienët nuk kishte shkuar aq mirë pasi mbrojtësi ishte përballur me lëndime të shumta, por këtë edicion ai është shndërruar në një nga

pikat kyçe të repartit defanziv të këtij ekipi.

Përveç Ramosit, PSG është duke tentuar të rinovojë kontratën edhe me yllin argjentinas, Lionel Messin. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.