Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Lührmann: Jam shumë e lumtur që është arritur marrëveshja për qarkullim pa viza mes Kosovës dhe Bosnjës

Gazeta10
24 October 2022 - 22:59

Anna Lührmann – Ministrja gjermane për Klimë dhe Evropë, e ka thënë se ndihet e lumtur që është arritur marrëveshja në kuadër të Procesit të Berlinit, ajo për lëvizjen e lirë të qytetarëve, veçanarishtë mes Bosnjë e Hercegovinës e Kosovës.

Ministrja në një intervistë ekskluzive për Prime Time, ka deklaruar se tri marrëveshjet e arritura javën e fundit, përbëjne një gurthemel për të arritur një treg të përbashkët, raporton Gazeta10.

“Jam shumë e lumtur që kjo marrëveshje më në fund është arritur në takimin mes ministrave të jashtëm. Kur erdhëm ne në pushtet si qeveri e re gjermane e kemi thënë se Ballkani Perëndimor është pritotet kryesor për ne, i kemi dhënë vëmendje të veçantë të ri-integrojmë Procesin e Berlinit, dhe tani është arritur një lëvizje e lirë, me tri marrëveshje tjera të rëndësishme, njëra ndër to edhe qarkullimi i lirë mes Kosovës dhe Bosnjës pa viza, dhe tjetra që do të ndodhë për njohjen e diplomave universitare, ndërsa e treta do të ndihmojë për njohjen e diplomave profesionale. Pra, e gjitha kjo, përbën një gurthemel për të arritur një treg të përbashkët, gjë e cila është e mirë për qytetarët e rajonit, gjithashtu ndihmon për integrimin në Bashkimin Evropian.“, ka deklaruar ajo në Kanal10./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.