
Ish-diplomati, Blerim Canaj, ka komentuar deklaratat e liderit të PSD-së, Dardan Molliqajt, se është kundër hapësirës që iu jepet hoxhollarëve që flasin se si duhet të vishen gratë dhe ku e kanë vendin. Molliqaj kishte thënë se me këta hoxhollarë duhet të ketë një luftë frontale, të pamëshirshme.
Canaj në Politiko, ka deklaruar se deklaratat e liderit të PSD-së, janë refleksion i rrezikut të islamit politik në Kosovë, raporton Gazeta10.
“Deklarimi i tillë i Molliqajt është relfeksion i rrezikut të islamit politik që po e shohim cdo ditë duke u fut edhe në Kosovë”, ka deklaruar fillimisht ai.
Më tej, Canaj ka thënë se nuk e ka pritur një kundërpërgjigje të një hoxhe ndaj deklaratave të Molliqajt.
“Nuk e besoj që një hoxhë do të duhej të deklarohej në këtë formë”, ka thënë ai ndër të tjera./Gazeta10