Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sinani shpreh mirënjohje ndaj Kurtit: 4 milionë euro mbështetje buxhetore për Luginën e Preshevës

Gazeta10
22 February 2026 - 21:12

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka shprehur mirënjohje ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për vazhdimin e mbështetjes buxhetore për Luginën e Preshevës me 4 milionë euro për vitin 2026.

Ajo tha se kjo rritje vjen si rezultat i kërkesës sonë institucionale, e cila është marrë parasysh dhe është reflektuar në vendimmarrje konkrete.

“Kjo është një dëshmi e partneritetit të qëndrueshëm dhe përkushtimit ndaj shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Falë kësaj mbështetjeje, hapen mundësi të reja zhvillimi në arsim, kulturë, ekonomi dhe ruajtje të identitetit kombëtar.”, ka shkruar ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.