
Në programin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” është raportuar se pritet ikje masive e stafit mjekësor nga Kosova.
Sindikata e punëtorve të QKUK-së ka thënë se vetëm gjatë këtij viti 500 infermierë janë larguar nga Kosova derisa ka paralajmëruar se 1500 të tjerë pritet ta lëshojnë vendin gjatë vitit të ardhshëm.
Infermieri i QKUK-së, Fitim Havolli ka thënë se përshkak të kushteve ekonomike jo të mira ikjen po e shohin si zgjidhjen më të mirë.
Ai është shprehur se përshkak të largimit të një numri të madh rrezikohen edhe shërbimet shëndetësore në vend, raporton Gazeta10.
“Në një të ardhme të shpejt do të rrezikohen të gjitha shërbimet shëndetësore publike në vendin tonë, përshkak të këtij fenomeni”, tha ai.
E, përveq infermierëve ikjen nga Kosova e kanë paralajmëruar edhe një numër i madh i mjekëve.
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës Pleurat Sejdiu ka thënë se viti i ardhshëm do të jetë edhe më i rëndë përshkak të ikjes masive të mjekëve.
“Frika jonë është që të plotësohen parashikimet tona që përafërsisht 200 mjekë të largohen gjatë këtij viti”, tha Peci.
E ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet e televizionit tonë./Gazeta10