Një e mitur dyshohet se është dhunuar vitin e kaluar në fshatin Vrellë të Istogut. Lidhur me rastin, gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka arrestuar një 39-vjeçar si të dyshuar i cili është është ndaluar për 48 orë, raporton Gazeta10.
Ndaj të njëjtit Prokuroria Themelore në Pejë do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.
Gazeta Sinjali raportoi sot se sipas burimeve të saj 39-vjeçari I.S po dyshohet se ka dhunuar mbesën e tij të mitur në shtator të vitit 2021. Ky rast i rëndë u zbulua pas denoncimit të vajzës, e cila ka rrëfyer para hetuesve policorë çdo detaj të rastit.
Ai po dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e tij, e cila vitin e kaluar i bie se ka qenë në moshën 14-vjeçare. Ndonëse ende nuk dihen detaje të sakta për rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar arrestimin dhe ndalimin e tij./Gazeta10