
Komentatori politik Halil Matoshi ka vlerësuar qëndrimin e Murat Jashari, duke e cilësuar atë si një zë racional në një moment kur, sipas tij, vendi ka nevojë urgjente për unitet, shkruan Gazeta 10.
Matoshi u shpreh se Murat Jashari “e kapi momentin”, duke nënvizuar se familja Jashari përfaqëson një institucion mbipolitik dhe mbipartiak, i domosdoshëm për kohezionin e shoqërisë dhe shtetit.
“Familja Jashari është një institucion mbi politikën dhe mbi partitë, që i duhet kësaj shoqërie për kohezion dhe këtij kombi e këtij shteti”, deklaroi Matoshi në Politiko.
Sipas tij, Murat Jashari nuk e ka mohuar përgjegjësinë e tij në rast se vendi përballet me një nevojë reale dhe urgjente për unitet kombëtar.
“Nëse vendi vërtet ka një nevojë urgjente për unitet, mbi të gjitha për unitet, nuk ka familje më të duhur për të krijuar unitet dhe kohezion shoqëror, politik dhe shtetëror në këtë vend”, theksoi ai.
Deklarata e Matoshit vjen në një kohë debatesh të shtuara politike, ku çështja e unitetit dhe tejkalimit të ndasive partiake mbetet në qendër të diskutimit publik./Gazeta 10
Deklarata e plotë: