Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tentuan të hynin ilegalisht nga Maqedonia e Veriut, ndalohen tre persona

Gazeta10
03 March 2026 - 9:26

Tre persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për kalim illegal të kufirit në Han të Elezit.

Sipas policisë, dy nga të ndaluarit janë shtetas të Maqedonisë së Veriut, ndërsa tjetri është kosovar.

“Policia gjatë patrullimit ka ndaluar tre të dyshuar meshkuj dy prej tyre shtetas të Maqedonisë Veri ndërsa tjetri kosovar, të cilët kanë kaluar ilegalisht kufirin Maqedoni V. –R. Kosovës”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.