
Portieri i Kosovës, Arijanet Muric po vazhdon me paraqitje pozitive në Serie A.
Gardiani dardan shkëlqeu në ndeshjen kundër Atalantas në fundjavë, të cilën Sassuolo e fitoi me shifrat 2-1.
Muric në këtë ballafaqim bëri gjashtë pritje, pesë prej të cilave ishin brenda zonës së rrezikshme.
27-vjeçari u shpall lojtari i ndeshjes në këtë ballafaqim, dhe u vlerësua me notën 9.5 nga SofaScore.
Pas kësaj paraqitje, Muric ka zënë vend edhe në formacionin e xhiros së 27-të në elitën e futbollit Italian.
Madje, gardiani i Kosovës kishte notën më të lartë nga 11-shja e javës në Serie A.
Sassuolo renditet në pozitën e nëntë në tabelë në kampionatin Italian me 38 pikë të grumbulluara.
Muric erdhi te Sassuolo në formë huazimi nga Ipswich Town deri në fund të sezonit, ndërsa deri më tani ka pasur paraqitje tejet pozitive në kampionatin italian.
Sassuolo ka mundësinë e blerjes së portierit në fund të sezonit, ndërsa mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi përfundimtar i tyre.