
Kristjan Asllani do të qëndrojë te Besiktasi edhe pas përfundimit të këtij edicioni.
Skuadra nga Stambolli synon që ta blejë kartonin e plotë të lojtarit nga Interi, por jo edhe të paguajnë klauzolën e vendosur nga Interi prej 11 milionë eurove.
Besiktasi është gati të negociojë me Interin për shumën e transferimit, pasi e shohin shqiptarin si element kyç në mesfushë.
Asllani nuk bën pjesë në planet e Interit dhe gjasat janë të mëdha që ta lejojnë largimin e tij.
Në fillim të këtij edicioni, Asllani ishte fillimisht i huazuar te Torino, por italianët nuk ishin të kënaqur më të dhe pastaj mesfushori kaloi te elitën e futbollit turk.
23-vjeçari ka luajtur katër ndeshje deri më tani me Besiktasin, prej të cilave ka dhuruar një assist.
Interi kishte shpenzuar plot 15 milionë euro për transferimin e Asllanit nga Empoli në vitin 2023.
Asllani është pjesë e kombëtares shqiptare që nga vitit 2022 dhe deri më tani ka zhvilluar 38 paraqitje me kuqezinjtë, prej të cilave ka shënuar pesë gola.