Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Drejtori i emergjencës thotë se janë 3 persona të plagosur nga gjuajta me armë në Podujevë

Gazeta10
25 October 2022 - 19:01

Drejtori i emergjencës në QKUK, Naser Syla, tha se 3 persona të plagosur janë dërguar nga Podujeva në emergjencë. Ai i tha se njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë shëndetësore po në gjendje stabile, transmeton Gazeta10.

Ndërsa Policia e Kosovës ka thënë se nga gjuajtja me armë zjarri janë plagosur 2 persona, ndërsa ende nuk ka të arrestuar.

“Sot rreth orës 16:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Nuhi Gashi” në Podujevë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit. Ndërkohë që të plagosuri janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia ka vazhduar me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në rast”, ka thënë Borovci./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.