Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Fifi e drejtpërdrejtë me Selinen për Gimbon: A do të vish nuse në Kosovë?

Gazeta10
04 March 2026 - 15:38

Filloreta Raçi – Fifi ka qenë në Big Brother VIP Albania 5 për të befasuar Shëndrit Lumin për ditëlindjen e tij të 31-të.

Me këtë rast, ajo ka interpretuar disa nga hitet më të njohura, duke dhuruar performancë të jashtëzakonshme.

Por në disa momente nuk ka kaluar pa ngacmuar edhe konkurrentët e këtij edicioni.

Artistja nga Ferizaj ka ngacmuar Brikenën dhe Selinen në lidhje me raportet që kanë krijuar brenda.

“Brikenë do vish nuse në Shqipëri dhe ti Selin në Kosovë”, iu drejtua ajo.

Modelja që jeton dhe vepron në Itali dukej më në siklet, gjersa Selina nuk e ka problem këtë pjesë.

Selina dhe Gimbo gjithashtu është çifti i përzgjedhur për dasmën e këtij viti në BBVA.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
10plus
01 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.