
Mesfushori Faton Ademi po impresionin me paraqitjet e tij dhe pritet të ketë një të ardhme të ndritur.
Mesfushori i Kosovës U21 ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave evropiane, teksa në verë pritet të bëjë hapin e madh në karrierë.
Hoffenheim kishte shprehur interesim për të në merkaton e janarit, teksa në verë disa skuadra në Belgjika dhe Bundesliga 2 janë të gatshme ta afrojnë lojtarin në radhët e tyre.
19-vjeçari është pjesë e Alemannia Aachen dhe ka kontratë me klubin deri në vitin 2028.
Ademi është pjesë e Kosovës U21, ku ka zhvilluar gjashtë paraqitje me Dardanët e rinj.