
Real Madridi e ka bërë prioritet transferimin e mbrojtësit Nico Schlotterbeck në merkaton e verës.
“Los Blancos” po hasin në vështirësi sa i përket repartit defanziv dhe në verë do të bëjnë një rifreskim.
Schlotterbeck po ashtu është i hapur për një kalim në “Santiago Bernabeu” dhe ka pezulluar bisedimet për rinovimin e kontratës me Dortmundin.
26-vjeçari është njëri nga mbrojtësit më të vlerësuar në Bundesliga, teksa interesim për të kanë shprehur edhe Bayern Munich dhe Liverpool.