Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Haxhiu për targat: Osmani e Kurti bashkë me bashkësinë ndërkombëtare, duhet të ndërtojnë një exit strategji

Gazeta10
25 October 2022 - 20:45

Publicisti, Baton Haxhiu, duke analizuar situatën aktuale në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se pas 1 nëntorit, kujdesi se cfarë mund të ndodhë është ekskluzivisht i Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti.

Haxhiu në Politiko, ka deklaruar se Osmani e Kurti bashkë me bashkësinë ndërkombëtare, duhet të ndërtojnë një exit strategji nga kjo situatë, raporton Gazeta10.

“Mbi këto premisa, shumë kujdesshëm duhet që Insitutcionet e Kosovës të kenë edhe gjuhën publike, edhe raportin me bashkësinë ndërkombëtare, sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe me raportin plasës i cili mund t’i mbetet Kosovës në dorë…ky kujdes nuk është humbje e pozicionit politik, as i Osmanit e as Kurtit. Kujdesi se cfarë mund të ndodhë pas datës 1 nëntor është ekskluzivisht i Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit, për arsye se ata duhet ta drejtojnë politikën kah paqja, ani pse janë të atakuar, edhe pse kanë forca të rrezishme atje, duhet që bashkë me bashkësinë ndërkombëtare të ndërtojnë një exit strategji nga kjo situatë, që të mos plasë dicka brenda Kosovës”, ka deklaruar ai ndër të tjera./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.