Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Haxhiu: Premtimet maksimaliste të Kurtit se do ta ndryshojë botën e dialogut, e marrin në peng edhe funksionin e tij

Gazeta10
25 October 2022 - 21:06

Publicisti Baton Haxhiu, në debatin Politiko, teksa është diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi, ai ka folur edhe për qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti, raporton Gazeta10.

Ai është shprehur se premtimet e Kurtit kanë qenë maksimaliste gjë që ka ndikuar në sjelljen dhe vendimet e tij.

“Premtimet e Albin Kurtit kanë qenë maksimaliste, dhe ky maksimalizim i diskursit tij se do ta ndryshojë botën e dialogut në momentin kur vjen në pushtet, e marrin në peng edhe funksionin e tij, edhe gjuhën e tij, edhe sjelljen e tij por edhe vendimet e tij. Kam drohën që ai në këtë moment duhet ta bëjë shkëputjen, premjen me diskursin opozitar, le të jetë pragmatik për hirë të qytetarëvee.”, tha Haxhiu./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.