Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Haxhiu: Një prej politikanëve pragmatik më të suksesshëm të kësaj kohe është i lidhur me emrin Hashim Thaçi

Gazeta10
25 October 2022 - 21:34

Publicisti Baton Haxhiu, në debatin Politiko, teksa është diskutuar dialogu Kosovë-Serbi, është komentuar edhe për kohën sa ka qenë në pushtet ish presidenti dhe njëherësh ish kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, raporton Gazeta10.

“Konsideroj që një prej politikanëve pragmatik më të suksesshëm të kësaj kohe është i lidhur me emrin Hashim Thaçi, por problemi kryesor që ka ndodh në atë kohë ishte projektimi i fuqisë së Hashim Thaçit brenda Kosovës ose projeksioni i tij se ai është mjaftueshëm i fuqishëm sa Vuçiqi në Serbi për ta realizuar këtë projekt. Nuk ka besuar që partitë politike shqiptare në Kosovë dhe në Shqipëri do të jenë aq kundër bashkimit dhe ka besuar se çfardo armiqësie politike që mund të kenë ndaj tij do ta tejkalojnë.”, u shpreh Haxhiu./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.