
Grida Duma – Deputetja e PD-së, ka thënë se përgjatë 9 vjetëve të qeverisjes së Edi Ramës, nuk kanë ndryshuar pagat për pedagogët.
Duma në Prime Time, ka deklaruar se është një pagë prej 500 eurosh për ata që janë doktor shkence në Shqipëri, është denigrim për ta, raporton Gazeta10.
“Një doktor shkencash në Shqipëri ka një pagë prej 500 eurosh, ju jeni gati dyfishi në Kosovë, me të gjitha bonuset dhe orët shtesë. Mendoj që është një pagë jo vetëm që nuk respekton standardin e pedagogut, por edhe e denigron figurën e tyre”, ka thënë ajo ndër të tjera./Gazeta10