
Në programin “Mëngjesi me Arben Ahmeti” është raportuar se rruga që lidh fshatin Kërpime në komunën e Podujevës me fshatrat përreth po paraqet rrezik për qarkullimin e veturave e të qytetarëve.
Si shkak i kësaj grope banorët thojnë se shpesh herë janë shkaktuar edhe aksidente në trafik.
E sipas tyre aksidenti i fundit që ka ndodh është para dy dite ku një veturë duke ikur nga gropa ka goditur urën.
Poashtu në këtë fshat po paraqet rrezik edhe ura tjetër të cilës po i mungojnë anësoret, andaj edhe banorët po vendosin drunjë për të evituar rrezikun.
Drejtori i Shërbimeve Publike në komunën e Podujevës ka thënë se ura në rrugën regjionale është në kompetencat e Ministrisë së Infrastrukturës, ndërsa për urën e fshatit thotë se do e shqyrtojnë problemin.
“Ajo gropë është mbyllur dy herë nga Ministria e Infrastrukturës, jemi njoftuar se ëshë dëmtuar sërisht, dhe kjo prapë bie në kompetencën e ministrisë. Për urën e fshtatit nuk jemi njoftuar se ka ndonjë problem mirëpo komuna do e dërgoj ekipin për të parë gjendjen e më pas të intervenojmë”, tha ai.
E, ndërkaq për këtë çështje Ministria e Infrastrukturës nuk ka kthyer përgjigje./Gazeta10