Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Miratohet marrëveshja e bashkëfinancimit të rrugës Prizren-Tetovë

Gazeta10
26 October 2022 - 13:34

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit që është mbajtur sot ka miratuar marrëveshjen e bashkëfinancimit të rrugës Prizren-Tetovë, raporton Gazeta10.

Zëvendësministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Linda Çavdarbasha,ka thënë se ky projekt po bëhet ndër të tjera për edhe me qëllim të thellimit të raporteve mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

 “Me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të marrëdhënieve miqësore me Republikën e Maqedoninë, ministria propozon miratimin e nismës për lidhjen e marrëveshjes së bashkëfinancimit për hartimin e projektit detal për ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë, mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë”, ka thënë ajo.

Tutje, ministja ka thënë se ky projekt do të ndikojë në zhvillimin stabil të të dyja shteteve.

“Ndërtimi i kësaj rruge është një proces që ndikon në zhvillimin e qëndrueshëm të të dyja vendeve”, ka shtuar zëvendësministrja më tej. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.