Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Konfirmim nga zyra e Kryeminstrit: Bislimi shkon nesër në Beograd

Gazeta10
26 October 2022 - 17:11

Zyra e Kryeministrit njofton se zv.kryeministri Besnik Bislimi nesër merr pjesë në një konferencë në Beograd, ku do të flas për “Kosovën dhe Përspektivën Evropiane të Rajonit”, raporton Gazeta10.

“Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, merr pjesë në Beograd, ditën e enjte në konferencën e Forumit për Marrëdhënie Etnike, në tryezën e diskutimit “Dialogu Diplomatik”, me temë “Kosova dhe Perspektiva Evropiane e Rajonit”, me fillim nga ora 17:00”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Bislimi do të qëndrojë në Beograd edhe ditën e premte, ku do të diskutojë për raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ditën e premte, do të jetë pjesëmarrës në një panel diskutimi, në kuadër të “Belgrade Security Conference”, me temë  “Kosova dhe Serbia – Shmangia e rrugës pa dalje”, me fillim nga ora 18:15”, njofton ZKM-ja./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.