
Në Prishtinë, nga 28 tetori deri më 30 tetor, do të bëhet testimi i radhës së unazës qëndrore të kryeqytetit, në qarkore njëkahëshe për automjetet.
Qarkorja njëkahëshe gjatë këtyre ditëve do të jetë funksionale në drejtim të rrugëve “Agim Ramadani” nga semaforët pranë ish-mensës së Studentëve e deri te rreth-rrotullimi prapa ndërtesës së Komunës, rruga “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia, rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE, rruga “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore, rruga “Ukshin Hoti” dhe rruga “Robert Dolli”.
Ndërsa, rrugët do të jenë të mbyllura për automjete, me përjashtim të transportit publik, i cili do të qarkulloj në këtë pjesë me shpejtësi minimale të lëvizjes: rruga “George Bush” deri tek semaforët pranë Katedrales dhe rruga “Garibardi” deri te semaforët pranë rrugës ”Dritan Hoxha”.
Komuna e Prishtinës më tej ka njoftuar se i gjithë procesi do të ndodhë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës. Dhe se qëllimi kryesor është zgjidhja afatgjate e lirimit të hapësirave të lëvizjes për këmbësorë sipas rekomandimeve të task forcës rrugore, si dhe lirimi i mbingarkesës së trafikut rrugor./Gazeta10