
Janë bërë të ditur identitetet e tre shtetasve nga Kosova që humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku në Gjermani, teksa po ktheheshin nga Kosova drejt vendit ku jetonin.
Lajmi është bërë i ditur nga një bashkëvendës i viktimave përmes një njoftimi në Facebook
Sipas njoftimit, viktimat janë T.A (61 vjeç), djali i tij G.A (34 vjeç) dhe L.A (16 vjeç), nga Komogllava e Ferizajt.
“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se ka ndodhur një aksident me pasoja tragjike në Gjermani, duke u kthyer nga Kosova vëllezërit tanë. thuhet në njoftim.
Deri më tani, autoritetet gjermane nuk kanë publikuar detaje zyrtare për rrethanat e aksidentit fatal