Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

31-vjeçarja nga Kosova gjendet e pajetë në rrathana misterioze në Durrës

Gazeta10
22 March 2026 - 15:35

Një 31-vjeçare nga Kosova është gjetur e pajetë në rrethana të paqarta në një hotel në zonën e Shkëmbit të Kavajës në Durrës të Shqipërisë ditën e shtunë

Për këtë ngjarje policia e Durrësit tha se Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal ndaj shtetasve V. E., 38 vjeç, dhe A. Sh., 34 vjeç, të dy banues në Durrës, administratorë të hotelit ku ndodhi ngjarja.

“Ditën e djeshme, në ambientet e këtij hoteli është gjetur pa shenja jete shtetasja kosovare J. H., 31 vjeçe. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar dëmtime të jashtme që mund të kenë shkaktuar vdekjen. Trupi i pajetë është dërguar për autopsi mjekoligjore, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes”, njoftoi Policia.

x

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.