
Nora Fetoshi – Këshilltare politike në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka thënë se regjistrimi i veturave nga targat ilegale në ato RKS, po vazhdon.
Fetoshi përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, ka bërë të ditur se deri më tani 20 vetura e kanë bërë këtë konvertim, raporton Gazeta10.
“Regjistrimi i veturave ka vazhduar edhe sot. Gjithsej 20 vetura i kanë regjistruar targat ilegale në targa RKS, prej të cilave 5 vetëm në 3 ditët e fundit. Interesimi i qytetarëve asnjëherë nuk ka munguar, që nga dita e parë. Së fundmi, edhe një tjetër qytetar, banor i komunave në veri, ka bërë regjistrimin e veturës së tij.”, ka shkruar ajo.
Më tej, Fetoshi ka ftuar qytetarët që të vazhdojnë t’i regjistrojnë veturat, pa marrë parasysh vendbanimin duke përfituar kështu nga lirimet tatimore e doganore të cilat arrijnë vlerën deri në 5 mijë euro./Gazeta10