Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohen dy persona pasi iu konfiskuan një sasi ari dhe argjendi në Gjilan

Gazeta10
26 October 2022 - 21:36

Policia e Kosovës ka njoftuar se me datën 26 tetor, dy persona janë arrestuar gjatë një aksioni të zhvilluar nga Dogana, policia dhe Administrata Tatimore e Kosovës në Gjilan, raporton Gazeta10.

Në këtë aksion është konfiskuar një sasi e arit dhe argjendit.

Sipas njoftimit nga policia është inicuar rasti “tregti e ndaluar”.

“Sot, më 26.10.2022 në Gjilan, policia së bashku me zyrtarë nga ATK-ja dhe Dogana e Kosovës, kanë kontrolluar disa biznese në Gjilan. Dy persona janë intervistuar dhe është iniciuar rasti ‘tregti e ndaluar’. Është konfiskuar një sasi e arit dhe argjendit nga Dogana e Kosovës e cila edhe do ta trajtojë rastin”./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.