
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, në emisionin Prime Time, është shprehur se mungon transparenca e Qeverisë së Kosovës, ku sipas saj më shumë janë duke u informuar për çështjet aktuale nga mediat se nga vet Qeveria, raporton Gazeta10.
“Kjo është Qeveria më jotransparente, dhe nëse e shifni ju keni mungesë edhe të deputetëve të pozitës nëpër debatet televizive, d.m.th. këëto debate televizive në të gjitha këto medium po mbulohen nga deputetët e opozitës a në fakt ish dasht edhe deputetët e pozitës me qenë prezent. Është votuar një rezolutë në Parlamentin e Kosovës në të cilën rezolutë ka qenë iniciativë e LVV atëherë si opozitë që në cdo round të diskutimeve dhe të dialogut posa të kthehen në Kosovë të vin dhe të raportojnë dhe ju po e shifni që e kemi një jotransparencë në raport me Kuvendin sepse kryeministri Kurti, Besnik Bislimi, e kanë obligim që pas çdo takimi që do ta mbajnë të raportojnë në Kuvendin e Kosovës. Ne ma shumë po mësojmë prej mediave se çfarë po ndodh.”, tha Kadrijaj./Gazeta10.