
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka thënë se Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka përgjegjësi ndaj qytetarëve të Kosovës, dhe si e tillë duhet t’i trajtojë temat me maturi.
Kadrijaj në Prime Time, më tej, ka deklaruar se teksa ka kërkuar pushtet total, duhet të marrë edhe përgjegjësi, pasi që pushteti nuk është luks, por përgjegjësi, raporton Gazeta10.
“Në momentin që ka kërkuar një pushtet total, dhe me logon që kanë dalë në fushatë zgjedhore, krejt dhe drejt, që i kanë besuar qytetarët, dhe marrja e pushtetit nuk është luks, por është përgjegjësi. Z.Kurti ka përgjegjësi ndaj qytetarëve të Kosovës, votuesve të tij, por edhe atyre që nuk e kanë votuar, sepse është kryeministër. Duhet me maturi, t’i trajtojë temat, nuk ka të drejtë të bëjë populizëm, por t’i trajtojë temat vec e vec, sepse këtu varet ardhmëria e vendit”, ka deklaruar ajo./Gazeta10