Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani takon shefin e EULEX-it, në fokus sundimi i ligjit dhe siguria

Gazeta10
30 March 2026 - 16:43

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit.

“Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e institucioneve për garantimin e rendit dhe ligjit, si dhe për avancimin e standardeve demokratike.

ashkëbiseduesit diskutuan edhe për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe EULEX-it, duke theksuar rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm në funksion të forcimit të sundimit të ligjit”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

“Në takim, të dyja palët vlerësuan bashkëpunimin e ngushtë drejt avancimit të agjendës për gratë, paqen dhe sigurinë, si dhe zbatimin e standarteve të Konventës së Stambollit, në funksion të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe fuqizimit të rolit të grave në shoqëri”, thuhet tutje në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.