Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ndeshja Kosovë-Turqi, Hamza: Zemra e gjithë shqiptarëve anembanë rreh në një ritëm

Gazeta10
31 March 2026 - 16:46

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, para ndeshjes së sontme Kosovë-Turqi, u shpreh se zemra e gjithë shqiptarëve anembanë rreh në një ritëm.

Ai ka shkruar në Facebook se në stadiumin “Fadil Vokrri”, siç tha, djemtë tanë luajnë për historinë.

“Sonte, zemra e Kosovës, por edhe e gjithë shqiptarëve anembanë, rreh në një ritëm. Për fanellën, për fitoren, për ëndrrën që e kemi pritur kaq gjatë. Në Stadiumin “Fadil Vokrri”, djemtë tanë luajnë për historinë. Për sakrificat e gjata e të vështira”, ka shkruar Hamza.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.